Transmetuar më 10-11-2018, 16:18

Një deputete meksikane ka përjetuar momente shokuese gjatë një seance parlamentare.

Ajo u njoftuar përmes telefonit se vajza e saj ishte vrarë, teksa ishte qëlluar nëntë herë me armë në një palestër.

Deputetja, Carmen Medel Palmas, shpërtheu në ulërima dhe lot për të bijën e saj 22-vjeçare teksa seanca parlamentare po transmetohej direkt.

E bija, Valeria Cruz Medel ishte studente e mjekësisë, dhe sipas të dhënave të para ajo ishte konfliktuar me të dashurën e një pjesëtari të një grupi kriminal.

Policia ka arrestuar dy persona për ngjarjen, njëri nga të cilët ka thënë se personi që e qëlloi vajzën quhet “El Richy”. /k.k/noa.al/

E njoftuan që i kishin qëlluar vajzën, deputetja shpërthen në lot dhe ulërima në parlament on Vidnews.