Transmetuar më 10-11-2018, 12:42

Ndjekja e dy të rinjve nga ana e policisë ka përfunduar në tragjedi.

Dy persona, 18 dhe 19 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor, teksa po ndiqeshin nga policia italiane.

Makina doli nga rruga dhe përfundoi disa metra më tej e për përmbysur, çka solli edhe vdekjen e të rinjve.

Mediat italiane bëjne me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës  4:30 në Bolognese.

Emrat e viktimave nuk bëhen ende publike, por sipas të dhënave të para thuhet se ata shtuan shpejtësinë, pasi panë që policia i bëri shenjë të ndalonin. /k.k/noa.al/