Transmetuar më 10-11-2018, 11:32

Zemra është ndoshta organi me strukturën më të thjeshtë, në organizmin tonë. Ajo është një pompë, funksioni kryesor i së cilës është të pompojë gjakun në organizëm. Ushqimet e mëposhtme janë cilësuar si më të mirat për shëndetin e zemrës, sepse ulin nivelin e kolesterolit në gjak, mbrojnë muret e arterieve apo kontrollojnë nivelin e sheqerit.

Vaji i ullirit- Zgjidheni të përgatitur nga shtypja e parë e ullinjve, me metodën e quajtur ”të ftohtë”, një markë të besuar dhe pas blerjes mbajeni në vend të errët, sepse vaji i mirë është shumë i ndjeshëm ndaj dritës.

Vera e kuqe- Duhet të zgjedhësh verë cilësore dhe ta pish rregullisht, jo të mos kujtohesh gjithë javën dhe në fundjavë ta teprosh. Kujdes nëse pini aspirinë apo merrni ndonjë mjekim tjetër.

Patatet e ëmbla- Janë një zëvendësues shumë i mirë i patateve të zakonshme, sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak si patatet e tjera.

Mollët e freskëta dhe mollët e thata-Sipas studimeve më të fundit, jo vetëm mollët e freskëta, por edhe ato të thata i bëjnë mjaft mirë shëndetit të zemrës suaj.

Çokollata e zezë- Duhet të përmbajë minimumi 70% kakao.