Transmetuar më 10-11-2018, 10:41

Femrat dëshirojnë të kenë këmbë të bukura. Por për disa prej tyre kjo është e vështirë për shkak të kapilarëve të dukshëm dhe variceve. Zbuloni disa fakte interesante mbi krijimin e variceve dhe si mund të kurohen.

1.Të qëndrosh këmbë mbi këmbë nuk të shkakton variçet Deri më sot të gjithë kemi menduar se kryqëzimi i këmbëve është një nga shkaqet kryesore të variçeve, por ekspertët thonë se kjo nuk ndikon. Grumbullimi i gjakut në fakt shkaktohet më shpesh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë apo ulur.

2.Nuk janë thjesht një problem estetik Koncepti më i zakonshëm është se variçet të shëmtojnë këmbët, por nuk duhet shmangur as efekti i tyre në shëndet. “Variçet shkaktojnë lodhje të këmbës, ënjtje dhe bezdisje. Ato mund të jenë dhe një paralajmërim i rreziqeve afatgjata të shëndetit si: trombozë, mpiksje gjaku, qarkullim i dobët dhe ënjtje të këmbëve”, thonë ekspertët.

3.Variçet dhe kapilarët e dukshëm nuk janë e njëjta gjë Kapilarët janë të vegjël, vena të vogla gjaku që mund të shihen nën lëkurë, zakonisht janë të padëmshme, dhe janë si pasojë e qarkullimit të ulët të gjakut dhe variceve që mund të formohen. Ndërsa variçet janë zgjerimi i venave ku qarkullon gjaku, janë të trasha si fije dhe zgjaten në këmbë.

4.Edhe shtatzënia shkakton variçe Ekspertët thonë se gjatë shtatzënisë ndaj venës kryesore që furnizon pjesën e poshtme të trupit, dhe fetusi praktikisht mund të bllokojë qarkullimin e gjakut. Krahas kësaj, prodhimi i hormoneve shtesë gjatë shtatzënisë, shkakton një lëshim të muskujve të venave, me tendencë që ato të zgjerohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku për variçet.