Transmetuar më 10-11-2018, 09:00

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të forta për hulumtime të mëtejshme mbi efektin e përbërësve të kanabisit në qelizat e kancerit pasi një djalë adoleshent të cilit iu dhanë përbërës të kanabisit i mbijetoi sëmundjes.

Pikërisht, historia e një 18-vjeçari britanik, i cili vuante nga një lloj shumë i rrallë kanceri ka hapur edhe njëherë në botën e mjekësisë debatin për ndikimin e kanabisit në kurimin e kancerit.

Deryan Blackwell, në vitin 2010, kur ishte 10 vjeç u diagnostikua me leuçemi. 18 muaj më vonë, atij iu tha se kishte edhe një kancer sekondar, jashtëzakonisht i rrallë i qelizave sarkomë e Langerhansit, duke e quajtur rastin e tij si një rast unik në mjekësi.

Pas më shumë se katër vitesh trajtimesh në spital, mjekët u treguan prindërve të tij se nuk mund të bënin asgjë për të riun dhe se gjëja më e mirë për të bërë ishte që ta çonin djalin e tyre në shtëpi pasi nuk i kishte ngelur shumë jetë.

Ndërkohë dhimbjet e mëdha që Deryan ndiente nuk mund t’ia qetësonin asnjë nga medikamentet që mjekët kishin rekomanduar, nëna e tij filloi të kërkonte në internet për të gjetur diçka që mund t’i lehtësonte dhimbjet të birit.

Në intenet nëna e tij zbuloi se në rastet e kurimit te kancerit, një nga metodat me rezultat më të mirë kshte qenë përdorimi i kanabisit.

Prindërit e Deryan, duke parë gjendjen e rëndë të tij, vendosën që ta provonin dhe arritën të siguronin disa gramë të lëndës narkotike, ku nëpërmjet instruksioneve të gjetura në internet e përgatitën atë për të krijuar vajin e kanabisit. Nëna e Deryan, i cili sot është 18-vjeç, shprehet se që në momentin që djali i saj filloi ta përdorte, dhimbjet u qetësuan dhe gruadualisht ai filloi të përmirësohej.

“Ka pasur shumë studime duke shikuar efektin e kanabisit në qelizat që rriten në laborator, por kjo është mjaft e përzier, duket se ka pasur efekte të ndryshme në lloje të ndryshme të qelizave të kancerit”, tha Emma Smith hulumtuese për kancerin në Mbretërinë e Bashkuar./b.l/noa.al/