Transmetuar më 09-11-2018, 23:43

Për të luftuar krimin, në Dubai ka nisur trajnimi i policëve për të përdorur motoccikletat fluturuese.

Në një video të publikuar nga Daily Mail, shihet një zyrtar policie ndërsa mëson se si të drejtojë një motoçikletë fluturuese me katër helika, në një fushë futbolli në Dubai.

Motoçikleta do të futet në veprim në vitin 2020 me dy ekipe që po mësojnë tashmë se si ti pilotojnë ato, raporton CNN.

Designers Hoversurf paraqiti pajisjen fluturuese tek autoritetet e Dubait në GITEX, një panair vjetor i teknologjisë në Dubai.

Njerëzit e zakonshëm gjithashtu mund të jenë në gjendje të blejnë paisjen për 150 mijë dollarë, por duhet të testohen nëse janë të aftë t’i pilotojnë. /k.k/noa.al/