Transmetuar më 09-11-2018, 22:09

Një person në Shtetet e Bashkuara tentoi të arratisej nga një gjykatë në Cincinnati.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Jeffrey Hope bëri një përpjekje të guximshme për tu arratisur nga Gjykata e Qarkut Hamilton.

Ngjarja ndodhi të hënën vetëm pak çaste para se të paraqitej përpara një gjyqtari.

28-vjeçari arriti të largohej nga zona ku mbaheshin të burgosurit në gjykatë, ndërsa një avokat mbajti hapur derën për një të burgosur tjetër.

Ai nisi të largohej shumë qetë ndërsa pranë tij ishin ulur dy oficierë në tavolinë. Por nuk kishte parashikuar çfarë e priste më tej.

Hope u ndeshe me një korridor të mbushur plot me oficierë. Pavarësisht se tentoi të largohej me vrap, nuk arriti të ikte shumë larg. /k.k/noa.al/