Transmetuar më 09-11-2018, 19:55

Pamjet e një polici kinez duke goditur një grua dhe foshnjën e saj janë bërë virale. Ai e godet femrën me aq forcë sa ajo rrëzohet dhe fëmija i bie nga duart.

Policia e vendit ka pezulluar policin në pritje të një hetimi zyrtar mbi sulmin e tmerrshëm që u bë në qytet.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka ndodhur pasi gruaja ka marrë një gjobë për parkim të paligjshëm dhe reagoi ndaj tij.

Pasi ajo e goditi disa herë, ai humbi kontrollin dhe e hodhi në tokë dhe mundohej që ta prangoste së bashku me kolegun.

Kalimtarët nxituan që të merrnin foshnjën që kishte rënë në tokë.