Transmetuar më 09-11-2018, 19:15

Xherdan Shaqiri ka treguar vlerat e tij në Liverpool këtë sezon, por sulmuesi duket se nuk është i kënaqur me minutat që i ofrohen për të luajtur. Sipas Transfermarkt, sulmuesi pritet që të largohet pak muaj pasi ju bashkua klubit, që në muajin janar.

Galatasaray janë të interesuar për yllin kosovar, kurse Shaqiri thuhet se është i zhgënjyer me hapësirën që është duke ja dhënë Liverpool.

Mosgrumbullimi i fundit për ndeshjen në Beograd nuk i ka pëlqyer lojtarit me origjinë shqiptare i cili ka një ofertë konkrete nga Galatasaray.

Një tjetër arsye që po e bind sulmuesin të largohet është edhe mos aktivizimi i rregullt nga ana e Jurgen Klopp në këto 6 muaj me Liverpool.

27-vjeçari u ble këtë verë për 15 milionë paund dhe ka një kontratë deri në vitin 2023 me “The Reds” të cilët nuk e shikojnë të arsyeshme të privohen në janar nga ai ndërsa në verën e ardhshme klubi do të ishte më fleksibël për ofertat në drejtim të Shaqirit./b.l/noa.al/