Transmetuar më 09-11-2018, 18:46

Sipas një studimi të kryer tek më shumë se 55 mijë infermiere në SHBA, përdorimi i dezinfektuesve lidhet me rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike.

Kjo sëmundje përfshin një grup sëmundjesh të mushkërisë, si emfizema dhe bronkiti kronik, që e bëjnë të vështirë kalimin e ajrit në mushkërisë për shkak të ngushtimit të rrugëve të ajrit.

Studimi 30-vjeçar nga Universiteti i Harwardit dhe Instituti Kombëtar Francez i Kërkimeve Shkencore dhe Mjekësore zbuloi se personat që i përdorin këto produkte vetëm njëherë në javë janë 32% më të rrezikuar nga zhvillimi i kësaj sëmundjeje.

Përdorimi i dezinfektuesve është lidhur më pas me një rrezik më të lartë të problemeve respiratore si astma. Ky studim i ri mendohet të jetë i pari që ka identifikuar një lidhje mes sëmundjes pulmonare obstruktive kronike dhe substanca të caktuara të pastrimit, njohur si përbërësit e amonit kuaternar.

“Efektet potenciale të kundërta të ekspozimit ndaj dezinfektuesve me sëmundjen pulmonare obstruktibe kronike kanë marrë shumë pak vëmendje, edhe pse dy studime të fundit në popullsinë evropiane kanë treguar se të punuarit si pastruese lidhet me një rrezik më të lartë të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike”, thotë hulumtuesja.