Transmetuar më 09-11-2018, 17:00

Një burrë pothuajse rrezikoi jetën duke ngrënë thonjtë e tij. Ricky Kennedy, një 57-vjeçar skocez, tregoi se kishte zakonin e keq që kafshonte thonjtë.

Por pasi e kaloi masën duke i ngrënë thonjtë deri në thellësi, shkaktoi një plagë që brenda pak ditësh u infektua dhe u përhap në gisht dhe pjesë të tjera të trupit.

Ricky arriti në paaftësi  për të lëvizur dhe u dërgua në spital ku mjekët i thanë atij se shanset e mbijetesës ishin të pakta dhe se mund të vdiste për shkak të infeksionit.

Sipas asaj që raporton Mirror 57-vjeçari përfundimisht arriti të shërohet, por do të duhet të jetojë me patologji që tashmë kanë ndryshuar pjesërisht jetën e tij, duke përfshirë një klavikulë, artritin septik dhe astmën.

Burri u shtrua në spital për disa muaj dhe kur iu tha se gjithçka filloi nga plaga në gisht, ai mbeti pa fjalë. “Unë kisha kafshuar thonjtë e mi qindra herë më parë dhe nuk më kishte ndodhur gjë. Plaga pothuajse vrau dhe kjo ishte e tmerrshme. Kam pasur shumë dhimbje, nuk mund të lëvizja “, tha ai.