Transmetuar më 09-11-2018, 13:58

Një tentativë e tmerrshme për të vrarë dy foshnja, e cila ka bërë xhiron e botës.

Dy foshnja binjake të sapolindura, janë hedhur nga një makinë në ecje e sipër në rrugë.

Ngjarja e rëndë u shënua në Filipine, në provincën e Negros Oriental, saktësisht në fshatin Datagon.

Foshnjat u gjetën në një zonë me bar, ndërsa u dërguan në spital nga banorët e zonës, të cilët u bënë dëshmitarë të skenës makabre.

Vetëm njëra nga dy foshnjat arriti të shpëtojë, ndërsa tjetra u deklarua e vdekur pak pasi u dërgua në spital.

Ngjarja shokuese u shënua gjatë kësaj të hëne, duke bërë që autoritetet të vihen në lëvizje për gjetjen e autorëve, shkruan noa.al.

Paraprakisht mendohet se foshnjat binjake mund të jenë hedhur nga nëna, e cila ka dashur që ti heqë qafe. /a.y/noa.al