Transmetuar më 09-11-2018, 12:26

Një kaldajë e cila kishte bërë defekt prej kohësh dhe që nuk ishte riparuar asnjëherë për mungesë parash dhe një grua e cila i la tre fëmijët e saj të vegjël brenda në shtëpi vetëm, duke i mbyllur me çelës.

Shpërthimi i kaldajës, bëri që shtëpia të përfshihet nga flakët dhe tre fëmijët të gjejnë vdekjen të karbonizuar, ndërkohë që gruaja në gjendje shoku tentoi vetëvrasjen.

Vetëm në ato momente Natalia Vorobyeva, një 36-vjeçare nga Stary Buyan, në Rusi, kuptoi se çfarë kishte bërë duke mbyllur derën me çelës.

Kjo bëri që fëmijët Danil 6 vjeç dhe dy binjakët Sasha dhe Denis, 3 vjeç, të mos kishin mundësi shpëtimi.

Natalia, e cila ishte nënë e divorcuar, kishte dalë për të takuar një shoqe gjatë kësaj të mërkure, e bindur se Danil, ndonëse vetëm 6 vjeç, mund të kujdesej për dy vëllezërit e tij, duke neglizhuar problemin që jepte kaldaja, të cilin nuk e kishte rregulluar pasi nuk kishte para.

Por kur u kthye, shtëpia ishte shkatërruar e gjitha nga flakët, ndërsa fëmijët ishin djegur të gjallë, shkruan noa.al.

Trupi i Danil ishte mbi atë të dy vëllezërve të vegjël, i cili si një hero i vogël, kishte tentuar deri në fund që ti mbronte nga flakët.

Në gjendje shoku, gruaja tentoi që të presë damarët, por u shpëtua në kohë.

Edhe pak kohë më parë në banesë kishte rënë zjarr dhe fëmijët ishin shpëtuar nga zjarrfikësit. /a.y/noa.al