Transmetuar më 09-11-2018, 08:12

Momente të vërteta terrori në Melbourne të Australisë, ku gjatë pasdites së kësaj të enjtjeje një burrë i vuri zjarrin makinës së tij, duke bërë që të shpërthejë.

Më pas ai plagosi me thikë dy persona, por u qëllua nga policia.

I dyshuari i cili ndodhet në gjendje kritike, e shpërtheu makinën duke hedhur një bombë artizanale.

Më pas ai u sul drejt kalimtarëve me një thikë në dorë, ku plagosi dy prej tyre.

Lidhur me këtë ngjarje po heton sektori i antiterrorist, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim edhe të personave të tjerë të dyshuar. /a.y/noa.al