Transmetuar më 08-11-2018, 21:18

Një ngjarje e dhimbshme me pasojë vdekjen e 4 fëmijëve ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Katër fëmijë kanë humbur jetën nga një zjarr që shpërtheu në një shtëpi në Teksas", njoftuan sot autoritetet në shtetin Federal të SHBA-së.

Zyra e sherifit të qarkut, njoftoi se autoritetet i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë natën e së mërkurës, duke iu referuar një vendndodhjeje në pjesën perëndimore të qytetit Lubok.

Ekipet e emergjencës, pasi mbërritën në vendngjarje, nisën punën për të shpëtuar katër fëmijët e bllokuar brenda shtëpisë, por fatkeqësisht nuk ia dolën dot.

Fëmijët ishin të moshave 7 deri në 1 vjeç.

Autoritetet po hetojnë për shkaqet e zjarrit./a.k/noa.al/