Transmetuar më 08-11-2018, 14:59

Është përcjellë për në banesën e fundit si hero, me arkivolin e mbuluar me flamurin grek, minoritari Konstandinos Kacifas, i cili mbeti i vrarë në Bularat të Gjirokastrës, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Ceremonia funerale u përmbyll rreth orës 15.00 pas mbajtjes së meshës në kishën e fshatit.

Në varrin e tij ishte shtruar një flamur grek, siç mund të shikoni në fotografi, ndërkohë që edhe pllaka e varrit shoqërohej me flamurin grek. Gjithë rrugës por edhe momenti i varrimit, u shoqërua me duartrokitje dhe këng heronjsh.

Por para se të përcillej drejt varrezave, arkëmorti u ndal në vendin ku Kacifas qëlloi drejt makinës së policisë, si dhe u mbajt dhe një minutë heshtje në qendër të fshatit. Gjithë ceremonia funerale u drejtua nga nëntë priftërinj grek.

Mediat greke publikuan pamje të rënda duke filmuar nga afër, arkivolin me trupin e pajetë të Konstandinos Kacifas gjatë përcjelljes për në banesën e fundit, për shkak se ato shqiptare nuk u lejuan të afrohen.

Kortezhi mortor që priu përcjelljen për në varrezat e fshatit të Konstandinos Kacifas, është paraprirë nga një flamur gjigant grek, shoqëruar me himnin e Greqisë.

Po ashtu kortezhi ka thirrur në kor “Kacifas ti je gjallë, na udhëhiq” dhe “Kacifas je hero”, “Kacifas je heroi ynë”, “Vorio Epiri është tokë greke”, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet antishqiptare.

Krahas familjarëve dhe të afërmve, në Bularat për të përcjellë për në banesën e fundit Kacifas, mbërritën me qindra shtetas grekë. Në fshat mbërriti edhe eurodeputetja greke, Eleni Theocharous.

Në fjalën e saj për mediat, ajo tha shkurt se, “Jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje. Mund të arrestohej, por u vra. Ndaj dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kacifas”.

Sipas saj, burgosja që mund ti bëhej viktimës, nuk ka të krahasuar me dhunimin e të drejtave të njeriut.

35-vjeçari Kacifas mbeti i vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare. /a.y/noa.al

“Kacifas hero!” Trupi i pajetë kalon mes Bularatit me arkivolin hapur

Kortezhi mortor për Kacifas, flamur gjigant grek dhe himni i shtetit fqinj

Funerali i Kacifas, Dule: E vërteta nuk do të humbasë

Grekët mbërrijnë në Bularat: Kacifas je heroi ynë! Eurodeputetja: Vrasje, dhunim i madh

I mbuluar me flamurin grek, pamjet e rënda nga trupi i pajetë i Kacifas

Funerali i Kacifas, Janullatos: Të varroset sipas traditës fetare

Êçäåßá ôïõ 35÷ñïíïõ Êùíóôáíôßíïõ Êáôóßöá óôïõò ÂïõëéáñÜôåò Áëâáíßáò ôçí ÐÝìðôç 8 Íïåìâñßïõ 2018.(EUROKINISSI/ËÅÙÍÉÄÁÓ ÌÐÁÊÏËÁÓ)

Êçäåßá ôïõ 35÷ñïíïõ Êùíóôáíôßíïõ Êáôóßöá óôïõò ÂïõëéáñÜôåò Áëâáíßáò ôçí ÐÝìðôç 8 Íïåìâñßïõ 2018.(EUROKINISSI/ËÅÙÍÉÄÁÓ ÌÐÁÊÏËÁÓ)

Êçäåßá ôïõ 35÷ñïíïõ Êùíóôáíôßíïõ Êáôóßöá óôïõò ÂïõëéáñÜôåò Áëâáíßáò ôçí ÐÝìðôç 8 Íïåìâñßïõ 2018.(EUROKINISSI/ËÅÙÍÉÄÁÓ ÌÐÁÊÏËÁÓ)