Transmetuar më 08-11-2018, 13:22

Kortezhi mortor që ka prirë përcjelljen për në varrezat e fshatit të Konstandinos Kacifas, është paraprirë nga një flamur gjigant grek, shoqëruar me himnin e Greqisë.

Po ashtu kortezhi ka thirrur në kor “Kacifas ti je gjallë, na udhëhiq”.

Ndërkohë gjithçka është bërë gati për ceremoninë mortore, ku në varrin e tij është shtruar një flamur grek, siç mund të shikoni në fotografi, ndërkohë që edhe pllaka e varrit shoqërohet me flamurin grek.

Krahas familjarëve dhe të afërmve, në Bularat për të përcjellë për në banesën e fundit Kacifas, kanë mbërritur me qindra shtetas grekë.

Madje pati nga ata që u shfaqën me flamurin e Vorio-Epirit mbi supe, duke bërë thirrje në nderim të të ndjerit.

“Konstandinos ti jeton, ti na pri dhe na udhëhiq”, “Konstandinos je heroi ynë”,“Vorio-Epiri është grek”, “Maqedonia është Greqi”, kanë thirrur disa nga shtetasit grek të cilët kanë mbërritur në Bularat të Gjirokastrës.

35-vjeçari Kacifas mbeti i vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare. /a.y/noa.al

Grekët mbërrijnë në Bularat: Kacifas je heroi ynë! Eurodeputetja: Vrasje, dhunim i madh

I mbuluar me flamurin grek, pamjet e rënda nga trupi i pajetë i Kacifas

Funerali i Kacifas, Janullatos: Të varroset sipas traditës fetare