Transmetuar më 08-11-2018, 09:20
Foto ilustruese

15 fëmijë u gjetën brenda një kamioni frigorifer, duke tentuar të hyjnë në Britaninë e Madhe.

Gjashtë prej tyre ishin 13-14 vjeç, ndërsa nëntë të tjerë 12 vjeç. Ata u zbuluan në kamionin e akullt në portin e Newhaven, të Sussex gjatë kësaj të mërkure.

Të miturit janë me origjinë nga Vietnami, ndërsa për shkak të qëndrimit në temperatura të akullta, u dërguan në spital për marrjen e mjekimit të nevojshëm.

Detaje lidhur me operacionin në kufi nuk janë bërë me dije, ndërkohë që një shofer rumun, u arrestua nga policia për trafik klandestinësh.

Andrut Mihai Duma, 29 vjeç, u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa seanca e parë gjyqësore ndaj tij u caktua për në 26 nëntor. /a.y/noa.al