Transmetuar më 07-11-2018, 20:08

Presidenti amerikan, Donald Trump njihet për krijimin e marrëdhënieve delikate me mediat.

Shpesh herë ai është shfaqur kritik, sidomos me CNN, ndërsa sërish është bërë protagonist me një rast gjatë ditës së sotme.

Në konferencë për shtyp, një gazetare e CNN e pyeti Donald Trump nëse republikanët mbështesin nacionalistët e bardhë.

Presidenti e konsideroi pyetjen e  Yamiche Alcindor, një gazetare me ngjyrë, si “raciste”.

Biseda mes tyre:

Gazetarja: Disa thonë se partia republikane shihet si mbështetëse e nacionalistëve të bardhë.

Trump: Nuk e besoj.

Gazetarja: Çfarë do bëni ju për këtë?

Trump: Nuk e di. Përse kam numrin më të lartë të sondazheve ndonjëherë me afrikano-amerikanët?

Pse kam numrat më të lartë të sondazhit me afrikano-amerikanët? Kjo është një pyetje raciste. Sinqerisht e di që e keni shkruar atë pyetje, por është raciste.

Më vonë, Trump u pyet për komentet e fundit nga ish-avokati i tij Michael Cohen që thoshte se presidenti ka bërë komente raciste në të kaluarën.

“Kjo është e rreme. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë dhe nuk do të përdorja komente raciste”, përfundoi Trump. /k.k/noa.al/