Transmetuar më 07-11-2018, 18:14
Foto ilustruese

Shpejtësia dhe manovrimet e gabuara jan shkaqet më të zakonshme të aksidenteve.

Të shumta kanë qenë rastet kur kanë përfunduar edhe me jetë njerëzish të humbura.

Daily Mail ka publkuar pamje të tmerrshme të një aksidenti rrugor, në Arizona.

Anna P. Rodriguez po drejtonte Ford Ranger me shpejtësi të lartë dhe po parakalonte një makinë tjetër kur humbi kontrollin.

Edhe pse u përpoq të rifitonte kontrollin, nuk arriti dot dhe makina u përmbys anash rrugës.

Fordi u rrotullua disa herë duke nxjerrë jashtë një nga tre pasagjerët, i cili doli nga automjeti duke rënë nga disa metra lartësi.

Për fat të keq ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. /k.k/noa.al/