Transmetuar më 07-11-2018, 16:57

Kjo është historia e veçantë e Peter Ellenstein, i cili ishte vetëm 20 vjeç kur shiti spermën e tij për 57 dollarë. Këtë gjë e ka bërë në mënyrë të përsëritur për të mbuluar shpenzimet e Universitetit në atë kohë.Tani ai ka zbuluar se ka 24 fëmijë dhe sipas tij kjo është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhte.

Gjithçka nisi kur një ditë mori një mesazh në celularin e tij nga një e panjohur, e cila rezultoi të ishte vajza e tij.

“Unë kam lindur në vitin 1994 nëpërmjet fertilizimit in-vitro. Mamaja ime ka dashur gjithmonë të ketë një fëmijë dhe kjo teknologji e re i dha asaj mundësinë të realizonte ëndrrëne  jetës për t’u bërë nënë. Arsyeja që po të shkruaj është se besoj se ju mund të keni qenë dhuruesi” -ishte kjo një pjesë nga mesazhi që Peter mori nga vajza e tij, Rachel.

Peter kishte dhuruar për 6 vite me radhë spermën e tij, por e kishte harruar atë periudhe tanimë. Por pas, Rachel-it,  në 12 muajit e fundit, ai u kontaktua nga 24 fëmijë nga mosha 17 deri në 30 , të cilët zbuluan se ai ishte i ati i tyre me anë të një testi ADN-je dhe më pas e gjetën atë onliine.

Ai mendon se mund të ketë me qindra fëmijë të tjerë, sepse banka e spermës nuk i mban të gjitha regjistrimet.“Familja dhuruese” siç njihet tanimë Peter dhe 24 fëmijët e tij, takohen shpesh për darka,  lojra dhe për pushime në familje.