Transmetuar më 07-11-2018, 16:42

Kur ke dhimbje stomaku është e vështirë të shpërqendrosh mendjen, për të vazhduar i/e qetë ditën. Megjithatë nuk mund të mbetesh peng i saj, ndonëse duhet ta pranojmë që kjo lloj dhimbjeje është mëse e bezdisshme. Në radhë të parë duhet të pini ujë çdo çerek ore, për të qenë i hidratuar. Mirëpo gaboni, nëse mendoni që duhet të qëndroni pa ngrënë, përkundrazi duhet të hani sa më parë tre ushqimet e mëposhtme:

1.Banane: Bananet janë të pasura me kalium, një mineral shumë i rëndësishëm që ekuilibron sasinë e elektroliteve në trup pas diarresë apo të vjellave. Ato përmbajnë gjithashtu fibra natyrale dhe përbërës me veti antiinflamatore që reduktojnë menjëherë dhimbjen e stomakut.

2.Oriz: Nëse nuk keni banane në shtëpi, atëherë provoni orizin. Ky i fundit është i pasur me fibra natyrale që mbrojnë stomakun nga mbiprodhimi i lëngjëve gastrike. Orizi tretet shumë lehtë, nuk provokon refluks dhe rregullon nivelin e pH-it të florës bakteriale.

3.Pure mollësh: Në pamje të parë, pureja e mollëve duket si një ushqim për fëmijët, por ajo është gjithashtu një recetë e shkëlqyer për të qetësuar dhimbjen e stomakut. Është e pasur me fibra dietike, antioksidantë dhe vlera ushqyese që lehtësojnë tretjen dhe eleminojnë toksinat nga trupi. Njëlloj si bananet, edhe pureja e mollës ndihmon në rregullimin e elektroliteve në florën bakterale.