Transmetuar më 07-11-2018, 15:15

Maskat për flokë janë të shkëlqyeshme për përmirësim të gjendjes së përgjithshme të flokut, por janë shumë të shtrenjta. Me siguri, të gjitha nuk përshtaten për flokët tuaj dhe për problemin që duhet trajnuar.

Pse nuk provoni të bëni maskë, në shtëpinë tuaj me prodhime natyrale? Përparësia më e madhe është mungesa e kemikaleve në këto maska të përgatitura, dhe me to me të vërtetë do ta ndihmoni flokun. Ja një maskë e shkëlqyeshme për flokë të thatë.

Përbërësit: 2 lugë gjelle kakao, qumësht i ngrohtë, 1 lugë gjelle vaj lajthie, 1 lugë gjelle vaj kokosi, 5-6 pika vaj vitamine E.

Përgatitja: Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e sipërpërmendur derisa të krijohet një masë homogjene.

Në vazhdim, aplikojeni në flokë duke e lënë të veprojë rreth 30 minuta. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1 herë në javë./b.l/noa.al/