Transmetuar më 06-11-2018, 23:23

Duhet ti ketë ndodhur të paktën një herë në jetë një tifozi që të shkojë me shpejtësi në tualetet e një stadium me friken se mund të humbasë ndonjë gol të shënuar nga skuadra e vet e zemrës.

Në Spanjë gjithesi e kanë gjetur zgjidhjen edhe për këtë rast.

Janë vendosur tablet në banjo në mënyrë që çdokush që shkon për të kryer nevojat personale të vazhdojë të ndjeke ndeshjen ne distancë pa u shqetësuar nëse i ka shpëtuar ndonjë moment me rëndësi nga dueli I skuadrës së tyre te zemrës.

Klubi i parë që e vuri ne veprim këtë projekt ishte Leganes ndërsa tani janë gati për ta bërë këtë gjë edhe Real Madrid dhe Real Betis.

Kjo gjë i ka ngjallur me shumë interes sponsorëve të cilët dëshirojnë të marrin vemendjen e plotë nga klientet, qofshin këta tifozë që shkojnë për pak minuta në tualet gjatë një ndeshje.