Transmetuar më 06-11-2018, 21:47

Një grup i devotshëm hindu shihet duke përmbushur një premtim fetar që përfshin zhytjen e duarve të tyre në një tenxhere me vaj të nxehtë.

Ngjarja e pazakontë është regjistruar në jug-perëndim të Indisë.

Besimtarët e tempullit të perëndeshës Kamakshi Devi u rreshtuan për të zhytur duart e tyre të zhveshura në lëngun e zjarrtë për të rrëmbyer vadasin, një ushqim lokal që skuqet në vaj.

Testi i tmerrshëm i besimit ndodhi në një tempull pranë Kumta në lagjen Uttara Kannada në Karnataka, Indi, më 24 tetor.

Shumë prej atyre që shikonin spektaklin, thuhej se kishin përfunduar në ekstazë.