Transmetuar më 06-11-2018, 20:28

Tirana ka barazuar në shtëpi përballë Kukësit, por kjo ka sjellë edhe irritimin e tifozerisë kryeqytetase.

Pasi një sesri rezultatesh negative, mbështetësit nuk kanë duruar më dhe kanë zbritur në fushë në përfundim të takimit.

Ata u kanë kërkuar lojtarëve që të heqin fanellat, në shenjë simbolike se nuk po japin maksimumin për ta merituar këtë ekip.

Po ashtu thirrje në kor ka pasur edhe në drejtim të presidentit të klubit, që prej kohësh është vënë në shënjestër të akuzave të tifozëve.

Sa i përket ndeshje, Tirana kishte përballë një prej skuadrave më të mira të kampionatit.

Pavarësisht rasteve nga të dy kampet, gjithçka përfundoi në shifrat 0-0. /k.k/noa.al

Tifozet ne fushe on Vidnews.