Transmetuar më 06-11-2018, 18:12

Në Egjipt Mohamed Salah është tashmë një hero kombëtar. Lojtari, i cili po kalon një sezon të mrekullueshëm tek Liverpool ka kaluar edhe një Botëror të mrekullueshëm me kombëtaren e tij, e cila u ndërpre falë dëmtimit famëkeq.

Së fundmi, atij i kanë dedikuar një statujë, e cila nuk është brenda pritshmërive tona.

Statuja e paraqitur në Sharm el-Sheikh tregon Salahun, që vitin e kaluar bëri rekordin e golave në Premier League, me mënyrën e famshme të të festuarit.

Por, statuja nuk ka qenë aq e lavdëruar duke qenë se ngjashmëria me pamjen reale fizike të Salahut është mjaft larg.

Statuja e Salah ka një kokë të madhe dhe krah të vegjël të shtrirë, pozë e cila ishte ndërmarrë nga ai në një nga lojrat e fundit të sezonit.

Salah nuk ka folur publikisht rreth statujës,  por artistja që e krijoi atë, mbrojti punën e saj në një post në Facebook, duke thënë se statuja ishte bërë si pjesë e një programi mësimor online./b.l/noa.al/