Transmetuar më 06-11-2018, 17:06

Personat që vuajnë nga dhimbjet e veshit kanë ardhur duke u shtuar vitet e fundit. Kufjet që përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, infeksionet, tensioni ose mungesa e një vizite tek mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit.

Përpara se të gjeni shpëtim tek medikamentet, provoni disa trajtime natyrale në kushte shtëpie.

Hudhër- Hudhra ka veti antibakteriale që lufton çdo burim të infeksionit në veshin tuaj. Ju mund të shtypni disa thelpinj hudhër t’i vendosni në një copë të pastër dhe me të të mbuloni veshin. Rrini shtrirë për 20 deri në 30 minuta.

Lëngu i qepës- është gjithashtu një kurë shumë e mirë kundër dhimbjeve të veshit. Ajo që duhet të bëni është thjesht të merrni lëngun nga zierja e cipës së qepës dhe të hidhni disa pika në veshin e sëmurë.

Uthulla e mollës- Njësoj si me lartë dhe me uthullën e mollës do të procedoni njësoj. Qëndroni në pozicionin shtrirë në anën e veshit të sëmurë për disa minuta për të lejuar uthullën e mollës të depërtojë thellë për të qetësuar çdo dhimbje./b.l/noa.al/