Transmetuar më 06-11-2018, 16:19

Një binjak parazitar që po rritej jashtë trupit të një vajze 7 muajshe është hequr pas një operacioni kirurgjikal në një spital në Indi.

Foshnja lindi me një binjak të bashkangjitur në pjesën e sipërme të barkut dhe pjesën e poshtme të gjoksit të saj. Gjithashtu binjakët ndanin disa organe vitale.

Në një operacion dy orë e gjysmë, mjekët arritën që t’i ndanin binjakët, duke hequr katër gjymtyrët shtesë që nuk ishin zhvilluar plotësisht gjatë shtatzanisë. Bebet u ndanë me sukses në Spitalin Civil të Tura në rrethin e Garo Hills.

“Ishte rast i komplikuar. Binjaku parazitar ishte i lidhur me organet vitale të binjakut të gjallë. Mëlçia, zorra kishin dalë nga kërthiza e vajzës,”-tha kirurgu Lee Roger Ch Marak që kreu operacionin.

Vajza u shtrua në spital më 11 shtator dhe procedura e heqjes së binjakut parazit u realizua me sukses javën e kaluar.

Dr .Sangma, mbikqyrësi i spitalit, tha: “Nëse kjo ndërhyrje kirurgjikale nuk do të ishte kryer, kjo do të kishte ndikuar rëndë në rritjen e binjakeve të gjalla”.

Në një rast të ngjashëm, vitin e kaluar një fëmijë tre-ditor në veriperëndim të Kinës kishte binjakun e tij të pazhvilluar të ndarë nga pjesa e poshtme e tij.

Binjakët parazitë ishin bashkangjitur në sakrumin e fetusit.

Djali i quajtur Akram, u nda nga paraziti i tij, nga një procedurë e ngjashme ndarjeje gjatë një operacioni një-orësh gjatë dhjetorit të kaluar./b.l/noa.al/