Transmetuar më 05-11-2018, 20:34

Me sa duket "dashuria e teknikut italian Gianni de Biassi për shqiptarët nuk do mbarojë ndonjëherë.

Sa herë qi i jepet mundësia të flasë për futbollistët kuqezi, ai flet me superlativa për ta.

E së fundmi rezultatet aspak të mira në ndeshjet e fundit të Arisit, ku aktivizohen Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj, kanë sjellë ditën e sotme largimin e trajnerit Pako Herrera.

Ndërsa emra të shumtë po përfliten për të zënë vendin e të larguarit nga skuadra, përmendet dhe emri i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi i cili në lidhje më këtë çështje ka folur për “gazzetta.gr” ku i ka lënë të hapur mundësitë për një transferim të tij.

“Unë e njoh skuadrën e Arisit, është një klub me shumë histori dhe mbështetës në Selanik. Dy ish-futbollistët e mi, Mavraj dhe Basha luajnë atje. Është një projekt interesant dhe do ta diskutoja padyshim, por deri tani askush nuk më kontaktuar nga klubi”. – u shpreh ish-trajneri i Shqipërisë.

De Biasi bëri historinë me Kombëtaren shqiptare i cili për herë të parë mundi ta kualifikojë në një kampionat europian, ai zhvilluar së fundmi në Francë./a.k/noa.al/