Transmetuar më 05-11-2018, 17:23

Një krim i dyfishtë në familje ka tronditur Arizonan në SHBA, ku një 11-vjeçar vrau gjyshen e tij dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë nisi pas kërkesë së gjyshes së tij për të pastruar dhomën, por i vogli nuk e priti mirë dhe e qëlloi me pistoletë.

Djali, emri i të cilit nuk është publikuar ende, vrau gjyshen Yvonne Woodard në shtëpinë e tyre në Litchfield Park, Arizona të shtunën, raportojnë autoritetet.

Gjyshi i tij, që ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes tragjike, tha për hetuesit se Yvonne i kërkoi nipit të pastronte dhomën por që ai ishte shumë kokëfortë.

Pak çaste me vonë, dëshmon gjyshi, ndërsa po shikonte televizor me bashkëshorten, djali mori pistoletën e tij dhe doli prapa gjyshes duke e qëlluar në kokë.

Ai vrapoi drejt nipit, por më pas u rikthye tek e shoqja për t’i dhënë ndihmë. Më  pas dëgjoi të shtëna të tjera arme.

11-vjeçari vrau edhe veten. Deri tani hetuesit thonë se nuk ka asnjë shenjë se djali planifikoi vrasjen e gjyshes dhe vetes. /k.k/noa.al/