Transmetuar më 05-11-2018, 14:11

Një djalë 15-vjeçar, shokoi me veprimin e bërë këtë të enjte, vetëm pasi e ëma e kritikoi për një notë të keqe.

Adoleshenti amerikan Gregory Logan Ramos, nga Florida, mbyti të ëmën dhe e groposi trupin e saj, pas kritikave për një notë të keqe.

Ai iu kërkoi ndihmë shokëve të tij, për të inskenuar një skenë, sikur e ëma arkitekte Gail Cleavenger, 46  vjeçe, ishte zhdukur gjatë një grabitje në banesë.

Adoleshenti u cilësua si një “psikopat i pashpirt”, nga shefi i policisë së Florida, i cili konfirmoi arrestimin e tij dhe dërgimin në një burg për të miturit.

Sherifi Mike Chitwood tha se, djali i hyri nënës në dhomë dhe e shtrëngoi deri sa e mbyti. Më pas e ngarkoi trupin në makinën e familjes dhe e varrosi pranë një kishe, para se të shkonte normalisht në shkollë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Më pas ai iu kërkoi d shokëve të tij, Dylan Ceglarek dhe Brian Porras, 17 vjeç, që ta ndihmonin që të dukej sikur shtëpia ishte grabitur, shkruan noa.al.

Por inskenimi zgjati fare pak, pasi provat e “fundosën” të riun. /a.y/noa.al