Transmetuar më 05-11-2018, 10:25

Trashëgoi 90 mijë euro nga e ëma dhe brenda dy viteve i shpenzoi të gjitha në një mënyrë që lë pa fjalë.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një 62-vjeçari në Venezia të Italisë, pasi e ëma i la trashëgimi shumën e madhe të parave. Gjithçka pasi burri i la të gjitha paratë, duke blerë bileta gërvisht dhe fito.

Burri nisi të blejë çdo ditë disa bileta në zona të ndryshme, dhe nuk arrinte të frenonte veten.  Varësia ndaj lojës, bënte që ai të firmoste edhe çeqe prej 4 mijë euro në ditë, vetëm që të shtinte në dorë, blloqe me bileta gërvisht dhe fito.

Vetëm pas shumë kohësh, gruaja e tij kuptoi se i shoqi po i shpenzonte të gjitha paratë e lënë nga e ëma, duke lozur.

Gruaja nuk kishte kuptuar asgjë, pasi shitësi, gjatë ditëve kur burri ishte sëmurë, ia çonte biletat në shtëpi, pasi sigurohej se gruaja kishte dalë, shkruan noa.al.

Por kur gruaja kuptoi gjithë sa po ndodhte ishte shumë vonë. Ajo ju drejtua ‘Adico, shoqatës për mbrojtjen e konsumatorëve, duke bërë padi ndaj shtetit italian.

Presidenti i shoqatës, Carlo Garofolini deklaroi se, “Mendojmë se shteti ka përgjegjësi të mëdha për këtë situatë lidhur me lojërat e fatit. Kështu që mendojmë që të bëjmë padi kundër shtetit, ndonëse e dimë se sa të vështira janë beteja të kësaj natyre”. /a.y/noa.al