Transmetuar më 05-11-2018, 09:58

Vret djalin e të dashurit të saj, për një arsye që lë pa fjalë dhe gjithçka e tha në polici.

Amber Reeves, një 24-vjeçare amerikane nga Michigan, rrahu egërsisht deri sa i mori jetën, djalit të të dashurit të saj 14-muajsh.

Duket se vajza kalonte shumë kohë me foshnjën duke u kujdesur me të dhe pikërisht lodhja për shkak se e shihte veten si dado, e vrau.

E reja, kujdesej edhe për të dashurin edhe për djalin e tij, por duke qenë se u ndje shumë e lodhur e rrahu të miturin, duke e përplasur për tokë, çka i shkaktoi dëmtime serioze në kraharor, duke bërë që të gjejë vdekjen.

Vajza pranoi fajësinë në polici, duke treguar se nuk donte ta vriste vogëlushin Logan Tracy, por se ndihej nën presion, pasi i dashuri dilte vazhdimisht, duke e lënë në shtëpi vetëm me fëmijët, shkruan noa.al.

Kështu në shenjë hakmarrje ndaj tij, ajo godiste vazhdimisht foshnjën. E reja u arrestua nga policia, ndërkohë që rrezikon 15 vite burg.

Krimi i rëndë u shënua më 13 tetor, ndërkohë që më 14 nëntor, Amber do të dalë për herë të parë para gjykatës. /a.y/noa.al