Transmetuar më 05-11-2018, 08:13

Në fillim u përdhunua, më tej u godit në mënyrë të përsëritur me një rrip, ndërsa më tej u hodh në një vaskë me ujë dhe akull, për tu ngrohur më tej me tharëse.

Është kështu mënyra në të cilën gjeti vdekjen vogëlushja 2-vjeçare, Hazana Anderson, e cila u përdhunua dhe vra nga e ëma Tiaundra Christon, 21 vjeçe dhe i dashuri i saj, Kenny Hewett, 32 vjeç.

Ngjarja e rëndë u shënua në College Station, në shtetin amerikan të Tecas,

Dy të rinjtë pasi panë që vajza kishte vdekur, vendosën që ta fshehin trupin e saj në bagazhin e makinës së vajzës, ku qëndroi për tre ditë me radhë, par se të hidhej në kanal. Vetëm atëherë ata denoncuan në polici zhdukjen e të voglës Hazana dhe konkretisht të shtunën e kaluar.

Mësohet se çifti kishin shkuar për të ngrënë drekë dhe kur ishin kthyer në shtëpi, e qara e vajzës i kishte irrituar, duke bërë që të nisë dhuna e egër ndaj saj, shkruan noa.al.

Nga hetimet e policisë pas gjetjes së kufomës këtë të enjte, u bë zbulimi tragjik, e mitura ishte vrarë nga nëna dhe i dashuri i saj, duke bërë që të arrestohen që të dy. /a.y/noa.al