Transmetuar më 02-11-2018, 09:35

Gjatë shtatzënisë floku i femrës duket më i bukur dhe me më shumë shkëlqim. Këto efekte pozitive ndodhin për shkak të rolit të hormonit të estrogjenit dhe prolaktinës, të cilët truajnë shëndetin e flokëve, i forcojnë, stimulojnë prodhimin e yndyrës dhe frenojnë daljen e thinjave.

Por menjëherë pas lindjes situata ndryshon, ku fillon edhe rënia e flokëve.

Kjo pasi pas lindjes, bie niveli i estrogjenit dhe prolaktinës. Madje rënia e flokëve është më e madhe tek nënat që e ushqejnë fëmijën me gji.

Fatmirësisht kjo situatë zgjat vetëm disa javë ose pak muaj, shkruan noa.al.

Por për të luftuar rënien e flokëve pas lindjes, vjen në ndihmë një regjim ushqimor i pasur me vitamina, fruta, perime dhe kripëra minerale, fruta të thata, mish i kuq, vezë dhe bishtaja.

Një rëndësi të posaçme ruan edhe masazhimi i rrënjës së flokut, gjë që stimulon qarkullimin e gjakut. /a.y/noa.al