Transmetuar më 01-11-2018, 19:01

Një ndër faqet më të njohura të turizmit në botë, “Lonely Planet” ka prezantuar top 10 mrekullitë e botës për vitin 2019 përsa i përket turizmit.

Në një listim të fundit të kryer nga “Lonely Panet”, si guidë për t’u vizituar dhe si ofertë përmendet edhe Shqipëria, kryesisht bregdeti dhe kjo e shoqëruar me foto dhe informacionet me rëndësi për një turist, i cili kërkon të esplorojë në mrekullitë e tokës shqiptare.

Destinacionet e zgjedhura  përfshijnë disa nga pjesët më të bukura nga Sllovenia, Shqipëria, Egjipti, Argjentina, Amazona, Polonia, Maldivet, Bangladeshi dhe Australia, të cilat krahas bukurive mahnitëse natyrore, shoqërohen edhe me çmime jo shumë të larta.

“Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për një kohë. Është një vend me vlerë të madhe që fshihet në pamje të qartë, me disa plazhe të mrekullueshme, një histori unike dhe asnjë nga turmat e Malit të Zi në veri apo Greqisë në jug. Gastronomia e vendit është emocionuese dhe ka fruta me shije unike dhe ofron darka me të vërtetë të veçanta.

Megjithëse vendet e saj arkeologjike, si Apollonia dhe Butrinti, dhe përzierja e saj unike e ndikimeve të Ballkanit, Mesdheut dhe Italisë nuk janë sekrete, Shqipëria mbetet destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, fshatrat e përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin aktiv të Tiranës për shumë më pak se çdo vend tjetër në Europë”, shkruan “Lonely planet” për Shqipërinë.

Kjo faqe njihet për detajet dhe informacionet për turistët nga e gjithë bota, ndërsa kësaj here bukuritë shqiptare duket se valëviten në “top” mrekullitë botërore për vitin 2019./b.l/noa.al/