Transmetuar më 31-10-2018, 21:04

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 18:35, në në fshatin Dujakë të Gjakovës.

Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ai është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëparshme mes fqinjëve.

Personi i dyshuar për momentin është në arrati, ndërkaq policia ka nisur punën për kapjen e tij si dhe ka arritur të konfiskojë një armë, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimit./a.k/noa.al/