Transmetuar më 30-10-2018, 20:53

Pas Kastriot Dermakut, një tjetër futbollist i Kosovës pritet t’i bashkohet ekipit tonë kombëtar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, 22-vjeçari që luan për Hajduk të Splitit, njëherësh edhe ish-kapiten i kombëtarës U-21 të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga “Supersport”, ku shkruhet se mbrojtësi në fjalë është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga Panucci për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Ligës së Kombeve me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

22-vjeçari e ka luajtur ndeshjen e fundit me Kosovën në ndeshjen ndaj Izraelit, ku Kosova humbi me shifrat 3-0 në transfertë.

Si duket mungesa e një ftese nga trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernerd Shalan, ka bërë Ismajli të marrë këtë vendim, ndërsa Panucci e ka kërkuar disa herë me ngulm.