Transmetuar më 30-10-2018, 17:42

Dëshironi të keni një fytyrë plot shkëlqim pa shpenzuar shumë për produktet e kushtueshme?

Është fare e thjeshtë, mjafton të shkoni te frigoriferi dhe të merrni një kokërr vezë. Pasi të keni përdorur këto maska mbi lëkurën  tuaj do të vëreni menjëherë rzultatet.

Ju duhet një e bardhë veze dhe një lugë çaji me mjaltë. Përzjejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe vereni në fytyrë dhe qafë. Lereni të pushojë për 15 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do të tonifikojë, mbyll poret dhe do ta shk[lqejë fytyrën tuaj. Eshtë e mire edhe për nje fytyrë më rrudha.

E bardhë veze dhe kos. Ju duhet një e bardhë veze dhe një lugë gjelle me kos. Mund të shtoni dhe pak sheqer kaf. Përzjejini bashkë të dy përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe masazhoni butësisht fytyrën për 10 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë është shumë e mirë për të hequr qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga fytyra. Njëkohësisht ushqen dhe hidraton lëkurën duke i dhene shumë shkelqim.

E bardhë veze dhe lëng limoni. Ju duhet një e bardhë veze dhe dy lugë gjelle me lëng limoni, shtoni edhe pak mjaltë nëse dëshironi. Përzjejini bashkë të tre përbërësit sa të formohet një maskë homogjene dhe lëreni në fytyrë dhe në qafë për 30 min dhe me pas shplajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do tju ndihmojë të eleminoni njollat kafe në fytyrë, mbylljen e poreve dhe ushqimin e lëkurës./b.l/noa.a/