Transmetuar më 30-10-2018, 14:39

Raporti me Florentino Perez ishte krisur, nuk ndihej më i pazëvendësueshëm te Real Madrid dhe kështu që zgjodhi të ndryshojë.

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo, flet për herë të parë për largimin nga ekipi madrilen.

“Nuk ishte një zgjedhje ekonomike, bardhezinjtë më donin vërtetë”, shprehet ai.

Ronaldo thotë se për Presidentin Florentino Perez, ka qenë gjithmonë një çështje parash dhe se asnjëherë nuk i ka folur me zemër.

Në intervistën e dhënë për revistën “France Football”, CR7, shprehet se ka bërë gjëra të mëdha me Madridin, ku thotë se ka kaluar vitet më fantastike, të cilat do i mbajë gjatë gjithë kohës në zemër.

“Veçanërisht tifozët, por pas nëntë vitesh, kishte ardhur momenti për të ndryshuar ambient”, shton ai.

Ronaldo mohon kategorikisht faktin që të ketë lëvizur për para, duke thënë se nëse do e kishte bërë për një gjë të tillë, me siguri që do kishte shkuar në Kinë, ku do e kishin paguar shumë herë më shumë, shkruan noa.al.

“Zgjodha Juventus, pasi ky ekip më donte vërtetë. Objektivi është gjithmonë i njëjti, të fitoj, duke nisur nga Topi i Artë. Mendoj se e meritoj këtë vit, shpresoj që ta fitoj për herë të gjashtë që të kaloj Messin”, deklaron futbollisti. /a.y/noa.al