Transmetuar më 29-10-2018, 21:02

Ka përfunduar takimi më i rendësishëm i superligës shqiptare, Partizani Skënderbeu.

Skuadra e Skënderbeut ka arritur të fitojë në transfertë me rezultatin e pastër, 0-2.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë korçarët kanë qenë më kërkuar për golin dhe kanë arritur të shënojnë nëpërmjet Muzakës në minutën e 64′.

Goli i sigurisë dhe i rezultatit përfundimtar u shënua nga Bregu në minutën 90+5′.

Pas kësaj fitoreje, korçarët kanë marrë kreun e superligës me 23 pikë, ndërsa Partizani pozicionohet i dyti me 22 pikë, ndërsa vjen Kukësi në vendin e tretë me 19./ak/noa.al/