Transmetuar më 28-10-2018, 12:58

Pastrojeni krehërin mirë– Para se të bëni çdo veprim, pastroni krehërin mirë. Krehëri duhet pastruar së paku një herë në javë, pasi largimi i baktereve, yndyrës dhe pluhurit është shumë e rëndësishme. Dezinfektojeni me sapun të lëngshëm ose edhe me pak ujë me sodë buke. Pas kësaj lëreni të thahet mirë para se ta përdorni.

Krihini flokët para dushit– Krehja e flokëve para dushit është shumë e rëndësishme dhe ka një sërë dobish. Flokët do të jenë më të lirshëm, do të lahen më mirë dhe nuk do të këputen. Gjithashtu edhe yndyra e flokut do të jetë e shpërndarë njëlloj.

Mos i krihni flokët kur janë të lagur– Krehja e flokëve të lagur i dobëson ata. Megjithatë shumë persona e kanë të pamundur që të mos i krehin flokët pas shampos.

Këshilla më e mirë është që të përdorni shampon e duhur, balsam dhe maskë, por edhe një krehër me dhëmbë jo shumë të ngjitur, shkruan noa.al.

Krihini flokët, para se të bini të flini– Mos e teproni duke i krehur gjatë, por një krehër i lehtë duhet kaluar në darkë, në mënyrë që të shmanget krijimi i nyjave. Gjithashtu flokët do të jenë më të mbrojtur, në sajë të shpërndarjes së njëtrajtshme të yndyrës. /a.y/noa.al