Transmetuar më 27-10-2018, 15:31

Një ngjarje e turpshme me pasojë tentativën për abuzim seksual është regjistruar në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë  mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:30, në Fushë-Kosovë.

Një grua ka rënë pre e tentativës për përdhunim nga taksisti me të cilin po udhëtonte.

Sipas raportit të Policisë, viktima kishte dalë nga automjeti e cila kishte qenë në lëvizje dhe nuk është raportuar për lëndime.

Ndërkaq, rasti në fjalë është duke u hetuar./a.k/noa.al/