Transmetuar më 26-10-2018, 15:13

Kosi mund të aplikohet në çdo lloj fytyre, qoftë edhe vetëm. Rezultatet që jep janë shumë të mira në përmirësimin e lëkurës; pastrimin, hidratimin, por edhe ushqimin e saj. Por kosi mund të përdoret edhe i përzier me përbërës të tjerë, të cilët e pasurojnë me veti maskën.

Maskë me kos dhe mjaltë për një fytyrë të hidratuar

Kjo përzierje do ta hidratojë fytyrën, zbusë dhe ndriçoje atë. Përzje 2 lugë kos me 2 lugë mjaltë. Para se ta vendosësh masën, pastroje fytyrën mirë me një sapun me PH neutral. Aplikoje lehtë maskën dhe mbajë për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të bollshëm.

Maskë  me kos dhe kripë

Kosi dhe kripa krijojnë një qumësht të ekuilibruar për fytyrën. Kjo përzierje formon një scrub energjik nëse përdor kripën e trashë dhe më i ëmbël nëse përdor sheqerin e kuq.

2 lugë kos përzieji me 1 lugë kripë të trashë ose me 2 lugë sheqer të kuq. Vendose përzierjen mbi fytyrë të njomë dhe me lëvizje rrethore fillo masazhoje për disa minuta. Pas disa përdorimesh do të vëresh që fytyra të është pastruar dhe ka marrë shkëlqim./b.l/noa.al/