Transmetuar më 26-10-2018, 12:15
Pamje nga autostrada Tirane-Elbasan

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan, pa diskutim që krijoi jo pak lehtësi për drejtuesit e mjeteve.

Por prej kohësh hapja e saj nuk është e plotë, për shkak të punimeve në vijimësi.

Gjithçka pas një sërë gabimesh në projektin e parë, çka çoi në zvarritjen e punimeve.

Por ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, teksa ditën e sotme bëri një pasqyrë të buxhetit për vitin 2019, dha lajmin e mirë.

Ai bëri me dije se në muajin mars, pritet të hapet plotësisht e gjithë autostrada që lidh Tiranën me Elbasanin.

“Në mars, maksimumi në prill do të bëhet e kalueshme autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë ku kostoja shkoi 40% nga tenderimi fillestar”, u shpreh ministri. /a.y/noa.al

Ahmetaj: Rritja ekonomike më e larta në rajon, kush do përfitojë rritje pagash