Transmetuar më 26-10-2018, 11:14

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, thotë se rritja ekonomike për vitin 2019, parashikohet të jetë 4.8% gjë që sipas tij është më e larta në rajon.

Në një dalje për mediat ditën e sotme lidhur me buxhetin e vitit 2019, ai tha se për të katërtin vit radhazi, qeveria nuk prodhon borxh të ri, por krijon suifiçit i cili shkon për pagesën e borxheve të akumuluara në vite.

“Borxhi publik në fund të vitit 2019, pritet të bjerë në nivelin 64.9%, ndërkohë që e trashëguam 74%. Borxhi do të vijojë të ulet më tej. Të ardhurat buxhetore do të jenë 27.8% të prodhimit të brendshëm bruto”, u shpreh Ahmetaj.

Ai tha se do të ketë rritje pagash në shëndetësi, arsim, sistemin petinenciar dhe trupin diplomatik të Shqipërisë në vende të ndryshme.

Sipas tij në shëndetësi përfitojnë 18 mijë e 400 punonjës, me një fond mbi 1 miliardë lekë, në arsim 35 783 staf mësimor me një fond prej 1.5 mliliardë lekë.

Ai tha se në sistemin petinenciar përfitojnë 3560 policë të burgjeve, me një fond prej 200 milionë lekë në vit.

Rritje të ndjeshme sipas tij do të ketë në pagat e diplomatëve shqiptarë me rritje mbi

20%, ndërsa mësuesit do të kenë rritje pagash rreth 7%.

Ministri tha se nga bonusi i bebes, shpërblimi i lindjes do përfitojnë 30 mijë familje, me një fond total prej 2 miliardë lekësh. /a.y/noa.al