Transmetuar më 25-10-2018, 20:41

Chace ka lindur me një defekt në zemër që sot e detyron të jetojë i ushqyer me një tub.

Por babai i tij ka vendosur të bëjë për të diçka që ka prekur të gjithë botën.

Për çdo fëmijë babai është një superhero që përpiqet t’i ngjajë në gjithçka dhe për gjithçka.

Por historia e Robert dhe Chace është vërtetë prekëse.

Nuk ka asgjë që një prind të mos bëjë për dashurinë e fëmijëve të vet.

Që kur vijnë në jetë, çdo prind bëhet përgjegjës për jetën e tyre, për zgjedhjet që do bëjnë për to, për edukimin dhe mbështetjen që do u japin gjatë gjithë jetës së tyre. 

Për ta bërë këtë detyrë akoma më të vështirë vijnë sëmundje dhe defekte, që mund të hasen gjatë jetës apo që nga lindja dhe që mund ta vënë përballë një prove të vështirë ekzistencën e çdo prindi.

E di mirë Robert Shelby, 33 vjeç, babai i vogëlushit Chace Elijah, lindur me Tetralogia di Fallot, një keqformim kongjenital kardiak, që e ka detyruar të kryejë 2 operacione kur ishte akoma shumë i vogël.

Tani Chace është jashtë rrezikut për jetën, por edhe sot sëmundja që e ka prekur e detyron të përdorë një tub për t’u ushqyer.

Por Robert i ka shfaqur gjithmonë një forcë të madhe të birit, dhe pikërisht për këtë, që ta bëjë të ndihet rehat, ka vendosur në stomakun e tij një tub, pikërisht si të djalit.

Në këtë mënyrë, babë e bir arrijnë të jenë më të ngjashëm. 

Të dy në fakt, adhurojnë të bëjnë selfie pa bluzë, para pasqyrës, për të treguar muskujt e tyre, por mbi të gjitha atë tub të vogël që i bën akoma e më të ngjashëm, transmeton noa.al.

Për Chace, babai i tij është një superhero i vërtetë, një burrë i fortë që duket sikur nuk ka frikë nga asgjë, dhe pikërisht nga kjo një ditë i thotë:

"Babi, të dua shumë dhe kur të rritem dua të bëhem si ti…"

Por përballë këtyre fjalëvë i ati vendos t’i japë një tjetër mësim të birit:

"Lërmë të të shpjegojë një gjë biri im, dhe dua të të them se përse nuk dua të bëhesh si unë. Unë po të rris, po të edukoj që ti të bëhesh një person më i mirë se unë".

Ai, në fakt, po e edukon dhe rrit fëmijën e tij që të mos jetë si ai, por shumë më i mirë se ai, akoma më i fortë dhe akoma më i pathyeshëm. 

Postimi i Robert, në të cilin shfaqet bashkë me të birin duke treguar tubat e tyre, është bërë viral.

Shumë persona në fakt e kanë mbështetur postimin e publikuar në profilin e Instagramit të 33-vjeçarit “thelifeofchaceelijah” dhe kanë adhuruar mënyrën me të cilën babë e bir përballen më një situatë kaq problematike, por me një buzëqeshje të madhe, krenarë për atë çka janë, dhe për dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, gjë që i bën plotësisht të pamposhtur./a.k/noa.al/