Transmetuar më 25-10-2018, 11:47

Intesa Sanpaolo festoi 10 vjetorin e saj në Shqipëri, përuroi ambientet e rinovuara të biznesit në Rrugën e Barrikadave dhe u komunikoi të gjithë aktorëve bashkimin e suksesshëm institucional dhe operacional me Veneto Banka. Në praninë e partnerëve dhe klientëve të saj, me pjesëmarrjen e veçantë të Z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë; SH.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasadori Italian në Tiranë; Z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës; anëtarëve të Bordit Drejtues të Bankës, me Kryetarin, Z. Bozo Prka; Z. Alessandro Dordolo, Drejtor i Burimeve Njerëzore në ISBD, ceremonia filloi me një koktej mirëseardhjeje, vijoi me përshëndetjet e të ftuarve specialë, dhe pas prerjes simbolike të shiritit të inaugurimit të ambienteve të rinovuara të biznesit, eventi vijoji me një pritje në një atmosferë miqësore.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Silvio Pedrazzi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, falënderoi të gjithë klientët dhe të ftuarit për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme për Intesa Sanpaolo-n.

Ai theksoi bashkimin e suksesshëm operacional dhe institucional me Veneto Banka, përshëndeti 10 vjetorin e prezencës së Intesa Sanpaolo në Shqipëri dhe ftoi të gjithë klientët dhe punonjësit që t’i konsiderojnë këto mjedise të rinovuara në Rrugën e Barrikadave, si tërësisht në dispozicion të tyre, në kuadër të marrëdhënieve të përbashkëta të shkëlqyera.

Z.Bozo Prka, Kryetar i Bordit Drejtues duke falënderuar të gjithë të ftuarit përkujtoi misionin e Bankës në vend, duke synuar një zhvillim afatgjatë, duke ofruar mundësi të ndryshme financimi duke zbatuar parimet dhe praktikat më të mira bankare, duke vazhduar të ndihmojë në integrimin e vendit në BE.

Në fjalimet e tyre përshëndetëse, autoritetet vlerësuan praninë e Intesa Sanpaolo Bank si një nga bankat më të rëndësishme në vend, duke sjellë përvojën dhe kulturën e njërit prej grupeve më të mëdha dhe më të fuqishme bankare në Evropë.

Ata theksuan rolin e Intesa Sanpaolo Bank Albania në mbështetjen dhe financimin e investimeve publike dhe private, duke u orientuar drejt sektorëve që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm, si shtyllat kryesore të rritjes ekonomike të vendit.

Ndjekja e një etike të lartë në mënyrën e bërjes biznes në përditshmërinë e aktivitetit të Bankës është konsideruar si shumë e vlefshme, duke qenë një model në Përgjegjësinë Sociale të Korporatës, përmes mbështetjes së vazhdueshme të ofruar për komunitetin.

Banka ndjek një model biznesi që vendos individin dhe humanizmin në qendër, duke qenë këto vlera promotorët kryesorë të marrëdhënieve afatgjata me klientët, bazuar në besimin reciprok.

Në simbolikën e falënderimit të të gjithë klientëve tanë për besnikërinë dhe bashkëpunimin e tyre, ceremonia e prerjes së shiritit të përurimit u bë nga një prej klientëve të parë të Bankës, Z. Luan Leka dhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko.

Eventi vijoi në një atmosferë miqësore dhe pozitive, duke ndarë ide dhe perspektiva, ndërsa shijohej koktej me muzikë të përzgjedhur italiane në sfond.

ENGLISH VERSION