Transmetuar më 24-10-2018, 23:16

Skuadra e Barcelonës ka arritur të triumfojë përballë Interit gjatë mbrëmjes së sotme, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në "ligën e Kampioneve".

Rafinha ka zëvendësuar si duhet Lionel Messin me krah të thyer, ndërsa katalanasit kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0.

Nga një gol në secilën pjesë Rafinha dhe Alba, kanë bërë që Interi të dalë i mundur nga “Camp Nou”.

Pavarëssht dëmtimit, prezenca e "Pleshtit" në stadium nuk kishte si të mungonte.

Ylli argjentinas është kapur nga kamerat me krahun e djathtë të fashuar, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve të pranishmëve.

Por pavarësisht humbjes, Interi ruan i qetë vendin e dytë, duke u favorizuar edhe nga barazimi i PSV me Tottenham.

Takimet e tjera dhanë këto rezultate:

Borussia Dortmund-Atletico Madrid 4-0

Galatasary-Schalke 0-0

Liverpool-FK Crvena Zvezda 4-0

Lokomotiva Moscoë- FC Porto 1-3

Paris Saint Germain-Napoli 2-2./a.k/noa.al/